62 të vdekur nga sulmi në një xhami në Afganistan

62 të vdekur nga sulmi në një xhami në Afganistan

Të paktën 62 besimtarë humbën jetën gjatë faljes së namazit të premtes pas një atentati në lindje të Afganistanit.

“Bilanci i sulmit kundër xhamisë arriti në 62 të vdekur dhe 33 të plagosur”, njoftoi zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Attaullah Khogyani, nëpërmjet rrejtit social WhatsApp.

Talebanët dënuan këtë sulm, për të cilin akuzuan forcat qeveritare dhe grupin e shtetit islamik.

Ky është atentati i dytë më i përgjakshëm këtë vit në Afganistan, pas atij që shkaktoi 91 të vdekur në një ceremoni martesore shiite në Kabul, marrë përsipër nga Shteti Islamik./ATSH/