​Të mërkurën hapet panairi ‘Agrokos 2019’

​Të mërkurën hapet panairi ‘Agrokos 2019’

Për të nëntëmbëdhjetën herë në Prishtinë, do të mbahet panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”. Me datën 23, 24 dhe 25 në sallën ”1 Tetori”, do të mbahet ky panair, ku do të marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Heregovina dhe Austria.

Në këtë panair, konsumatori kosovar do të ketë mundësinë që të njohë e shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase.

Bekim Xhafa nga kompania CEO thotë se ky panair tashmë është bërë tradicional, duke shënuar edicionin e nëntëmbëdhjetë.

Ndërkohë, tregon se cilat janë të veçantat e edicionit të sivjetëm të këtij panairi.

Në panairin “Agrokos”, Xhafa thotë se do të jetë një mundësi e mirë edhe për vetë qytetarët që të vijnë dhe të shijojnë produkte të cilat janë të certifikuara nga insitututet për produktet organike. Pra, produktet më të shëndetshme që eksiztojnë në treg.

Mes tjerash, tregon synimet që kanë me organizimin e këtyre panaireve.

Që nga fillet e para organizimit të panaireve e deri më tani, Xhafa konsideron se ka pasur mjaft ndryshime.

Sipas tij, përmes tyre  kanë arritur të krijojnë një industri e cila nuk ka ekzistuar fare, megjithatë, ai konsideron se ende duhet punuar shumë.

Programi ekspozues i këtij panairi është duke filluar nga fara, mbjellja e saj, kujdesi, rritja e fidanit, pjekja e frutit, vjelja, përpunimi i frutit, ambalazhimi dhe servimi në kuzhinat apo marketet tona. Të gjitha këto do të jenë të ekspozuara në panairin “Agrokos”.

Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, do mbahet nga data 23-25 tetor, duke filluara nga ora 10:00,  në ambientin e sallës 1 Tetori në Prishtinë.