Simeone: Jemi skuadër e re, duhet të përmirësohemi

Simeone: Jemi skuadër e re, duhet të përmirësohemi

Trajneri i Ateletico Madrid, Diego Simeone, ka kërkuar nga lojtarët të trajnohen më shumë.

Sulmuesit Diego Costa dhe Alvaro Morata, janë në formë shumë të dobët këtë sezon, gjë që nuk i ka kënaqur fansat. Tekniku argjentinas beson që do të rikthehen në formën e duhur duke punuar gjithnjë e më shumë.

“Është vështirë t’iu japësh këshilla lojtarëve. Duhet të punojmë, të jemi më të thjeshtë në lojë. Zgjedhja më e mirë për t’u rikthyer në formë është të punojmë sa më shumë”, deklaroi ai.

Atletico në fillim të sezonit ishte në vendin e parë në tabelë, por disa humbje dhe barazime bën që të humbasin vendin e parë. Simeone për këtë gjë ka thënë se janë skuadër e re ka nevojë për përmirësime.

“Jemi skuadër e re. Duhet të mësohemi me lojën dhe të gjejmë bilancin tonë. Duhet të përmirësohemi”, përfundoi ai.

Atletico është në vendin e katër me 16 pikë, tri me pak se lideri Barcelona.