Lajmi i keq për Bayernin, ja sa do të mungojë Zyle

Lajmi i keq për Bayernin, ja sa do të mungojë Zyle

Përveç barazimit në sekondat e fundit, Bayerni i Mynihut mori edhe një lajm tjetër të hidhur dje, nga transferta e Augsburgut.

Që në minutën e 12-të, ishte mbrojtësi Niklas Zyle që u detyrua të linte fushën e lojës, pasi prej minutash ndiente dhimbje në gju.

Ndërkohë, ditën e sotme, në një deklaratë zyrtare, klubi bavarez konfirmoi problemin e tij në gjurin e majtë, dhe ai do t’i duhet t’i nënshtrohet urgjent operacionit.

Zyle pritet që të mungojë për një periudhë prej 6-muajsh, një humbje e rëndësishme kjo për formacionin e trajnerit Kovaç.