Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Siç njofton Policia e Kosovës, sot rreth orës 10:15 në Pejë është gjendur një person pa shenja jete.

Ekipet e mjekësisë ligjore janë duke u marr me rastin për ta konstatuar motivin e vdekjes.

“Rreth orës 10:15 kemi marr informatën se gjendet një person pa shenja jete në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’. Me të marr informacionin, ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi rreth moshës 30 vjec është pa shenja jete. Ekipet e mjekësisë ligjore janë duke u marr me rastin për ta konstatuar motivin e vdekjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.