Pedro kërkon largimin nga Chelsea, kjo është arsyeja

Pedro kërkon largimin nga Chelsea, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Chelseas, Pedro është duke menduar për të ardhmen e tij në Angli.

Sipas mediave angleze, spanjolli kërkon largimin pasi nuk po luan në “Stamford Bridge”.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, ka luajtur vetëm një ndeshje në gjashtë ndeshjet e fundit për “Blutë”. 

Kjo gjë ka bërë që 32-vjeçari të kërkojë largimin nga kampionati anglez.Pedro u transferua të Chelsea para katër viteve nga Barcelona.