BE shtyn vendimin për shtyrjen e serishme të Brexit

BE shtyn vendimin për shtyrjen e serishme të Brexit

Në vend se të ngutet, Bashkimi Evropian do të shtyjë shkurtimisht vendimin përfundimtar mbi kërkesën e kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson për shtyrjen e serishme të Brexit, thanë diplomatë të paemëruar evropianë pas takimit të sotëm 15-minutësh.

Parlamenti britanik nuk pranoi të votojë të shtunën mbi marrëveshjen e re të Johnson për Brexit, duke e bërë atë të kërkojë një shtyrje të tretë për daljen e vendit nga BE.

Deri më tani, Britania ishte planifikuar të largohej nga BE më 31 tetor. Në mbledhjen e rrallë javore të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare, u vendos që marrëveshja me Johnson të dërgohet në Parlamentin Evropian për miratim.

Parlamenti Evropian do të takohet në Strasburg javën e ardhshme.

"Ne jemi duke pritur të shohim se si po shkojnë gjërat deri në fund të javës, duke shpresuar se deri atëherë do të shohim se si po shkojnë gjërat në Londër," tha një diplomat i lartë evropian.

Një diplomat tjetër tha se takimi ishte i shkurtër, pa pyetje dhe diskutim.

"Po presim," shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha dje se kishte marrë një kërkesë për shtyrje dhe do të këshillohej me kryeqytetet evropiane se si t'i përgjigjej kësaj.

Drejtuesit e BE-së nuk duan largimin e çrregullt të Britanisë nga BE dhe nuk kanë gjasa ta refuzojnë kërkesën, transmeton Reuters.