Pendarovski: Liderët konfirmuan vazhdimin e rrugës drejt BE-së

Pendarovski: Liderët konfirmuan vazhdimin e rrugës drejt BE-së

Pas më shumë se një orë e 30 minuta, liderët e partive më të mëdha në vend po bëjnë pauzë.

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski njoftoi se në pjesën e parë të takimit liderët kanë biseduar për temat e euro-integrimit të vendit, ndërsa pjesa e dytë e takimit do t’i kushtohet vendimit për zgjedhjet të parakohshme parlamentare.

Pendarovski mes tjerash tha se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdon rrugën e euro-integrimeve.

“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi pres çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”, tha Pendarovski.