Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Gëzim Mehmeti drejtor për Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, i cili na njofton se nga sot ditë e (hëne) fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në lagjen Pejton në Prishtinë.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Fatmir Hyseni drejtori i Teatrit "Adriana Abdullahu" në Ferizaj, i cili na njofton për nisjen e edicionit të 49-të të festivalit të teatrit në Ferizaj.

Mysafirë të tjerë do të jenë , Petrit Shala përfaqësuses i kompanisë "Galvazing", Ibrahim Gjaka përfaqësues nga  Dogana e Kosovës, dy Kompani kosovare certifikohen si operator ekonomik të autorizuar.

Si dhe i ftuari tjetër do të jetë Mumin Morina drejtor i KRU "Hidromorava" në Gjilan, i cili do të flasë rreth problemeve të furnizimit me ujë për qytetin e Gjilanit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

Autor: RTKlive