24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxha

24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxha

Sot mbushen 24 vite nga zhdukja e veprimtarit Remzi Hoxhës.

Për këtë sot do mbahet konferencë për media ku do shprehet zhgënjim për neglizhencën e institucioneve të Shqipërisë në zbardhjen e fatit të Hoxhës.

Po ashtu do njoftohet për dokumentarët që po fillojmë rreth figurës së Remzi Hoxhës dhe misterit të zhdukjes së tij. 

Ndryshe Remzi Hoxha ishte një veprimtar me origjinë nga Kaçaniku, i lindur në Shkup, në 21 dhjetor 1955. Ishte antarë i Kryesisë së Frontit për Rezistencë dhe Bashkim Kombtar dhe Kryetar i Shoqatës për Ekonomi të Vogël dhe Zejtari (SPEVZ). U zhduk në Shqipëri më 21 tetor 1995 dhe fati i tij nuk dihet ende. 

Autor: RTKlive