​Rinumërohen mbi 58 për qind e vendvotimeve

​Rinumërohen mbi 58 për qind e vendvotimeve

Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre.

Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar.

Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Javën e kaluar, KQZ me rekomandim të QNR-së mori vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime të tjera.