Mogherini: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës është gabim historik

Mogherini: Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës është gabim historik

Përfaqësuesja e lartë në largim për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, vlerësoi se prolongimi i vendimit të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nuk është vetëm mundësi e humbur, por edhe gabim historik.

Duke i grumbulluar rezultatet e takimeve të javës së kaluar të BE-së në Bruksel, Mogerini në bllogun e saj të titulluar “Dy vendime, një gabim”, thekson se shefat e shteteve dhe qeverive e prolonguan vendimin për negociata edhe krahas progresit të jashtëzakonshëm të cilin e arritën të dyja vendet dhe rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian.

“Ky është shans më se i humbur, ky është gabim historik që shpresoj se së shpejti do të përmirësohet”, thotë Mogherini.

Për dallim të “gabimit” drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Mogherini si të mira i vlerëson vendimet e liderëve evropianë për Brexitin dhe për intervenimin ushtarak turk në Siri.