Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit

Pasagjeri tenton të hapë derën e avionit gjatë fluturimit

Një avion i Transavia ka bërë ulje emergjente pasi një pasagjer tentoi të hapte derën e emergjencës gjatë fluturimit.

Avioni po udhëtonte nga Parisi në Marrakesh kur pasagjeri ndërmori aktin e frikshëm, por që u ndal nga ekuipazhi.

Avioni u ngrit nga aeroporti i Paris Orly rreth orës 06:45 dhe një zëdhënës i linjës ajrore konfirmoi se mjeti fluturues u ul në të njëjtin aeroport, pasi pasagjeri kërkoi të hapte derën e emergjencës, transmeton oranews.

“Rreth 15 minuta pasi u ngritëm në fluturim, dëgjova britma të forta. Katër rreshta pas meje disa persona po përpiqeshin të qetësonin një person që po përpiqej të hapte derën e emergjencës,”-tha një pasagjer. “Të gjithë po ulërinin. Më në fund ekuipazhi arriti ta qetësojë dhe e prangosën”.

Pasi aeroplani bëri ulje emergjente, burri u mor nga policia. Ndërsa nuk dihen ende arsyet e veprimit të tij.


MË SHUME NGA Kuriozitete