Banorët e Busavatës protestojnë para MASHT-it

Banorët e Busavatës protestojnë para MASHT-it

Banorët e Busavatës të komunës së Kamenicës, pas shprehjes së pakënaqësisë së tyre në fshat dhe para komunës së Kamenicës, reformën e iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati këtë të hënë erdhën që ta kundërshtojnë edhe me protestë para Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Ata po protestojnë në kryeqytet kundër reformës arsimore në këtë komunë e cila parasheh mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale, përfshirë edhe atë në Busavatë dhe dërgimin e fëmijëve në shkolla përreth.

Drejtoria e Arsimit në Kamenicë vazhdimisht ka bërë të ditur, se pavarësisht protestave të banorëve, qëndrimi i tyre për reformat arsimore nuk ndryshon.