Facebook mund të krijojë disa versione të Libras mbështetur në monedha

Facebook mund të krijojë disa versione të Libras mbështetur në monedha

Pasi u përballë me kritika të shumta rreth projektit të kriptomonedhës Libra, ditën e diele Facebooku tha se mund të përdorë kriptomonedha bazuar në monedha kombëtare si dollari amerikan.

David Marcus, personi i cili drejton përpjekjet e Facebookut në këtë drejtim tha gjatë një seminari bankar se qëllimi kryesor ishte krijimi i një sistemi efikas pagesash që ishte i hapur drejt qasjeve të tjera alternative krahas asaj që ka planifikuar.

“Mund ta bëjmë edhe ndryshe”, tha ai. “Në vend që të kemi një njësi sintetike, mund të kemi një seri stablecoins, ose një stablecoin në dollar, euro, paund etj”, tha Marcusi.

Projekti i Facebookut është ballafaquar me kritika të shumta dhe largime nga projekti të emrave të mëdhenj si Mastercard dhe Visa.

Stripe, e Bay, Bookking dhe PayPal, gjithashtu u larguan nga anëtarësia e Libra Association, një organizatë e krijuar për të mbikëqyrur kriptomonedhën Libra.

Të premten një grup prej 20- liderësh financash ranë dakord të implementojë masa strike për rregullimin e kriptomonedhave si stablecoins. Marcusi insistoi se Facebooku ende synon të promovojë Libra në qershor të 2020-s, por tha se ky objektiv mund të bjerë për shkak të problemeve rregullatore.


MË SHUME NGA Tech