Një zhytje në qytet… pishina me pamje nga qendra

Një zhytje në qytet… pishina me pamje nga qendra

Është një nga godinat më të vjetra në Dallas, ndërtuar në vitin 1920 me një stil neo-gotik, por është njëkohësisht edhe një prej hoteleve më të njohur në qytet, falë edhe një “shpikjeje” spektakolare, një pishine në katin e dhjetë që praktikisht del në rrugë për 2,5 metra.

Hoteli “The Joule” është edhe ndër më të shtrenjtët, pasi për të qëndruar në një nga 160 dhomat e tij, dhe për të shijuar pishinën fantastike, çmimet fillojnë nga 299 dollarë nata. Por është pikërisht “laguna” në mes të betonit që e bën këtë hotel ndër më të frekuentuarit në qytetin amerikan.

Përtej pishinës, hoteli është edhe një galeri e vërtetë arti, pasi në çdo cep të tij mund të gjesh piktura dhe punime të tjera të artistëve klasikë e bashkëkohorë.


MË SHUME NGA Kuriozitete