Brooklyn Beckham lidhet me sozinë e nënës së tij

Brooklyn Beckham lidhet me sozinë e nënës së tij

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, është lidhur me aktoren Phoebe Torrance, e cila në të kaluarën ka punuar si sozia e nënës së tij.

Sipas “The Sun”, 20-vjeçari ngacmohet shumë nga shokët e tij për këtë fakt. Një burim i tha tabloidit britanik se “ajo i ngjan shumë Victorias dhe shokët ia përmendin shpesh këtë gjë”.

Po sipas të njëjtit burim, 25-vjeçarja ka punuar si sozia e Victoria Beckham në fillimet e karrierës së saj.