​Rriten kapacitetet e energjisë së rinovueshme

​Rriten kapacitetet e energjisë së rinovueshme

Kapacitetet botërore të energjive të rinovueshme duhet të rriten me 50% deri në vitin 2024, të nxitura në mënyrë të veçantë nga njësitë e vogla solare, theksoi sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE).

Pas një ngadalësimi në vitin 2018, lidhur me orientimet e reja buxhetore në Kinë, sektori ka regjistruar rritje në 2019, sipas raportit “Renuvelables 2019” të AIE.

Për pesë vitet e ardhshme, agjencia parashikon një rritje prej 1200 gigavat të kapaciteteve të reja, ekuivalente me kapacitetin elektrik aktual të SHBA-së.

Energjitë e rinovueshme do të arrijnë gjithashtu nga 26% në 30% të prodhimit të energjisë botërore./ATSH/