​Lagarde: SHBA rrezikon të humbasë rolin drejtues në skenën botërore

​Lagarde: SHBA rrezikon të humbasë rolin drejtues në skenën botërore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të humbasin rolin e tyre drejtues në skenën globale, deklaroi Christine Lagarde, ish- drejtoresha e përgjithshme e FMN dhe aktualisht presidente e BQE.

Lagarde thotë se tensionet tregtare do të ndjehen në ekonominë botërore dhe fton protagonistët e konfliktit të ulen rreth një tryeze dhe të gjejnë një marrëveshje.

“Stabiliteti i tregut nuk mund t’i nënshtrohet një cicërime (Twitter) këtu ose atje. Ai kërkon masa të konsideruara, të peshuara dhe të matura”, vazhdon Lagarde, në një referencë indirekte për Donald Trump dhe kërkesën e tij drejtuar FED për të ulur normat e interesit.