Itali, arrestohen 3 shqiptarë, iu sekuestrua plantacioni me marihuanë

Itali, arrestohen 3 shqiptarë, iu sekuestrua plantacioni me marihuanë

Karabinierët e Stacionit Bossolasco kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë një 40-vjeçar dhe dy të rinj nga 17-vjeç. Shqiptarëve iu gjet në ndërtesën ngjitur rreth 55 kg marihuana, të cilat po thaheshin me mjete të posaçme për tu përgatitur më pas për tu shitur.

Plantacioni i marihuanës u sekuestrua në një zonë të pyllëzuar të Komunës së San Benedetto Belbo, në kufirin me Urbazzano, përcjell oranews.

Me ndihmën e ushtarëve të Stacionit Cortemilia dhe Policisë lokale të Alta Langa u sekuestruan gjithashtu edhe 126 bimë më shumë se dy metra të larta ende në fazën e rritjes.


MË SHUME NGA Kronikë e Zezë