Kim Kardashian tregon nëse ajo dhe Kanye West planifikojnë fëmijë të tjerë

Kim Kardashian tregon nëse ajo dhe Kanye West planifikojnë fëmijë të tjerë

Siç shihet nuk do ketë më fëmijë të tjerë nga superylli Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West.

Krejt në fund, kjo është ajo që ylli televiziv ka thënë në episodin e së dielës të “Keeping Up with the Kardashians”, ku ka përfshirë lindjen e fëmijës së katërt, djalit Psalm, prej një nënë surrogateje.

“Ndihem e kompletuar”, ka thënë Kim Kardashian. “Unë mendoj se katër është perfekt për mua”. Psalm ka lindur në maj dhe është vëlla i motrave North, 6-vjeçe, Chicago një dhe vëllait Saint, 3-vjeç.

Në ndërkohë, Kim dhe Kanye u takuan rreth vitit 2002 kur Kanye ishte duke bërë një video me mikun e Kim, Brandy, të cilin Kim e njihte përmes Ray J, të dashurin e saj në atë kohë. Kanye as nuk e dinte kush ishte Kim kur u takuan për herë të parë.

Pas këtij momenti, të dy filluan të admirojnë njëri-tjetrin nga larg ndërsa të dy u takuan me njerëz të tjerë.

Sidoqoftë, thashethemet për ato takime nuk u konfirmuan deri në vitin 2012, kur Kanye pranoi dashurinë e tij për Kim në një këngë dhe e ftoi atë në shfaqjen e tij të modës në Paris.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Bryan Bedder/Getty Images for Harper’s Bazaar)

Dyshja e famshme u martuan në vitin 2014 në një ceremoni superluksoze në Itali.