Mbretëresha e modës, Victoria Beckham sërish ka tronditur

Mbretëresha e modës, Victoria Beckham sërish ka tronditur

Britanikja e famshme deri para pak kohësh ka qenë e njohur për kombinimet e thjeshta të veshjeve. Mbase edhe tepër të thjeshta.

Sipas gjasave, Victoria përfundimisht ka vendosur të bëjë diçka rreth kësaj çështjeje, andaj në veshje ka filluar të fusë ngjyra dhe dezenë. Madje ngjyra të tepërta dhe dezenë të tepërt në një vend.

Pasi që është shfaqur në modën tërësisht dështuese, britanikja e famshme ka vendosur që të “përmirësojë përshtypjen”, andaj është shfaqur në kompletin ngjyrë bezhë me kutia të mëdha, bashkë me të cilat ka bartur bluzë të mëndafshtë ngjyrë të kuqe.

Dhe do t’ia arrinte qëllimit të vet, po të mos kishte vendosur që në të gjitha kombinimet të mbathte çizme të gjata e të ngushta pa gishta me lara leopardi dhe të bartë çantën ngjyrë të verdhë!

Kur mbretëresha e modës bën gabime të këtilla në veshje, të gjithë pyesin – çfarë ndodhi kështu me stilin dhe ndjenjën e saj për modën?