Hapet konventa e veshmbathjeve që punëson shumë punëtorë kosovarë

Hapet konventa e veshmbathjeve që punëson shumë punëtorë kosovarë

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike në misionin e USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë.

Atij do t’i bashkëngjitet Shefja e Bashkëpunimit Zhvillimor pranë Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian, dhe Kryetari i Bordit të Shoqatës së Marketingut të Veshmbathjeve të Kosovës, Bardha Sadrija.

Konventa e Industrisë së Veshmbathjeve të Kosovës organizohet çdo vit për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.

Ngjarja do t’u ofrojë platformë për rrjetëzim prodhuesve të veshmbathjeve në Kosovë, agjencive qeveritare, donatorëve, blerësve ndërkombëtar dhe të gjithë akterëve relevant që veproijnë në industrisë e veshmbathjeve.

Konventa do të përfshijë një ekspozitë të veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore, duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës, dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.

Në kuadër të Konventës do të mbahen një serë forumesh me prezantime dhe diskutime mbi temat kyqe në industrinë e veshmbathjeve. Do të ketë takime afariste në mes bizneseve, të ashtuquajturat B2B, në mes prodhuesve kosovar dhe blerësve ndërkombëtar. Përveç kësaj, do të mbahet edhe një ekspozitë e dizajneve të punuara nga finalistët e Konkursit të Dizajnit Studentor 2019, ku studentë nga kolegjet e dizajnit të modës garojnë për çmime. Ngjarja do të përfundojë me shpalljen e fituesve të konkursit.

Shoqata Kosovare e Marketingut të Veshmbathjeve (KAMA) organizoi këtë ngjarje me mbështetjen e projektit të USAID-it Fuqizimi i Sektori privat në partneritet me Sida-n.

Autor: RTKlive