Situatë e rëndë, ngordhin nga uria 55 elefantë

Situatë e rëndë, ngordhin nga uria 55 elefantë

Të paktën 55 elefantë kanë ngordhur nga uria në Parkun Kombëtar të Zimbabve në Hwange gjatë dy muajve të fundit.

"Situata është e rëndë. Elefantët po ngordhin nga uria dhe ky është një problem i madh," tha zëdhënësi Tinashe Farawo.

Thatësira ka ulur masivisht prodhimin e të korrave në Zimbabve.

Një e treta e popullsisë raportohet se ka nevojë për ndihmë ushqimore në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike.

Në gusht, një raport i Programit Botëror të Ushqimit tha se dy milion njerëz ishin në rrezik të urisë në vend. Disa nga elefantët thuhet se u gjetën 50 metra larg pellgjeve me ujë. Ata kishin udhëtuar gjatë dhe ngordhën para se t’i arrinin, shkruan BBC.

 Sipas zëdhënësit, elefantët kanë shkaktuar "shkatërrim masiv" të bimësisë në Hwange. Parku mund të trajtojë rreth 15,000 elefantë, por aktualisht ka më shumë se 50,000.