Netflix "përgjon" përdoruesit, do të mbyllë llogaritë nëse shkëmbejnë fjalë

Netflix "përgjon" përdoruesit, do të mbyllë llogaritë nëse shkëmbejnë fjalë

Kompania Netflix ka deklaruar se monitoron çdo llogari të hapur dhe çdo person i cili e ndan fjalëkalimin e tij me miqtë dhe të afërmit.

Shefi ekzekutiv i Netflix, Greg Peter deklaron se është duke punuar për të evidentuar rastet e abuzimit me llogaritë dhe shpërndarjen e e tyre. Aktualisht ajo kompania mundëson përdorimin e 1 llogarie nga 4 pajisje të ndryshme në të njëjtën kohë.

Por ky numër mund të rritet pasi ajo mund të përdoret nga një grup më i madh se 4 personash me kushtin e vetëm që mos të përdoret llogaria në të njëjtën kohë.

I pyetur në një intervistë se çfarë do të ndërmarrë kompania për këtë fakt, Peter përgjigjet se Netflix po i monitoron të gjithë përdoruesit dhe në momentin që do të evidentohet një shkelje, kompania do të bllokojë llogaritë.

Shpërndarja e fjalëkalimeve mes përdoruesve dhe personave të tjerë i kushton shumë para në buxhetin e Netflix.

Nëse dikush kërkon të shohë nëpërmjet llogarisë së ti në më shumë se 4 pajisje, përdoruesi duhet të paguajë shtesë. Një prej teknologjive që do të përdorë kompania për të monitoruar njerëzit është nëpërmjet inteligjencës artificiale.

Në një konferencë mbi teknologjinë , CES 2019 në Las Vegas të mbajtur në janar është prezantuar një sistem i dizenjuar për të sinjalizuar shpërndarjen e llogarive mes përdoruesve.

Sistemi i lejon kompanisë për të analizuar se sa persona të ndryshëm përdorin accountin dhe në sa pajisje të ndryshme e futen, përcjell ora news.

Sipas një studimi, ky sistem do t'i shpëtojë kompanisë një vlerë prej 9.9 miliardë dollarësh.

 


MË SHUME NGA Tech