Samsung synon të shesë 10 milionë njësi të Galaxy Fold, vitin e ardhshëm

Samsung synon të shesë 10 milionë njësi të Galaxy Fold, vitin e ardhshëm

Telefonat inteligjentë të palosshëm janë në fillimet e tyre. 

Huawei Mate X nuk është ende në dispozicion dhe Samsung Galaxy Fold po ballafaqohet me probleme, si të tanishme, ashtu edhe të së kaluarës. 

Megjithatë, kjo nuk ndikon që Samsung të ketë ëndërra të mëdha, pasi kompania synon të shesë më shumë se gjashtë milion pajisje të palosshme vitin e ardhshëm, sipas një raporti të fundit të ETNews.

Bazuar në suksesin e raportuar të Galaxy Fold, i cili, përkundër të gjitha problemeve të tij, arriti të shiste gjoja 5000,000 njësi, Samsung konsideroi ngritjen e synimeve dhe qëllimeve në 10 milionë pajisje të palosshme për vitin e ardhshëm, por siç duket u vendos për numrin më modest, 6 milionë.

Gjashtë milion mund të jenë një numër i vogël në skemën madhështore të pajisjeve premium të Android, por është një numër mjaft i madh për një produkt që gjithashtu kushton shumë më tepër sesa telefoni më i shtrenjtë jo i palosshëm.