VIDEO-Gruri në Kosovë që importohet të ketë kontroll sipas standardeve

VIDEO-Gruri në Kosovë që importohet të ketë kontroll sipas standardeve

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci tha se gruri në Kosovë që importohet të ketë më shumë kontroll nga institucionet e Kosovës dhe të mos ketë lëshime.

“Nëse nuk plotësohen standardet që kërkohet nga BE dhe që duhet të ketë proteina mbi 13 %”, tha Rusinovci sot në “Studio e Hapur”, në RTK3.

Sipas tij për të rritur këtë kontroll duhet të jenë në funksion të gjitha institucionet e vendit. “Edhe masat stimulative duhet të rriten, po ashtu duhet të jemi në terren dhe të mos keqpërdoren masat”, tha ai.

Rusinovci se edhe kamatat duhet të subvencionohet. “Nëse ka subvencionim të kamatave do të kemi më shumë rezultat. Duhet ta kuptojmë se bankat janë biznese dhe ata funksionojnë në bazë të rregullave”, tha ai.

Autor: RTKlive