Për hyrje në BE janë të nevojshme reforma dhe shumë punë

Për hyrje në BE janë të nevojshme reforma dhe shumë punë

Zoran Zaev do t’i humbas zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai e di këtë dhe për këtë shkak del në intervista me panik në të cilën të gjithë janë fajtor. Kryeministri në largim po mbytet në krim, i ka shitur interesat kombëtare dhe nuk ka datë për fillim të negociatave me BE-në dhe tani mundohet që të amnistohet.

As Makroni, as ndonjë tjetër politikan nga Evropa nuk e ka gënjyer Zaevin që do të hyjë në BE nëse e ndryshon emrin e shtetit. Për hyrje në BE janë të nevojshme reforma dhe shumë punë. Zaevi nuk ka bërë as njërën as tjetrën.

Pushteti i Zaevit nuk u ka dhënë argumente të mjaftueshme miqve tanë ndërkombëtarë të cilët në mënyrë të vazhdueshme na kanë ndihmuar për të marrë datën. Krimi, korrupsioni dhe aferat e zhvatjes janë arsyeja kryesore pse Maqedonia po ngec. Atë qytetarët e dinë dhe për këtë do ta dërgojnë Zaevin në histori dhe LSDM-në në opozitë.

Qytetarët e kanë mjaftë nga krimi, korrupsioni dhe zhvatja. Qytetarët kërkojnë rindërtim. Qytetarët duan që shteti të shkojë përpara dhe për këtë shumica e madhe e përkrahin VMRO-DPMNE-në.

Po vjen fundi për LSDM-në dhe fillimi për rindërtimin e Maqedonisë.