Kryeministri Zoran zaev në një intervistë për 360 gradë ka folur hapur rreth qëndrimit të Francës dhe presidentit Emmanuel Macron lidhur me zgjerimin dhe arsyet e tyre për qëndrimin që ata kanë.

“Arsyeja nuk jemi ne dhe këtë gjë duhet ta dinë që të gjithë. Këtë e tha edhe presidenti Emmanuel Macron së bashku me kancelaren Angela Merkel të mërkurën e kaluar kur edhe zhvilluan një mbledhje të përbashkët të qeverive në Tuluz.

Në atë deklaratë Macron tha se ata nuk janë të gatshëm. Të gatshme janë vendet, për Maqedoninë në veçanti, dhe tregoi disa shembuj negativ për Shqipërinë, por për ne foli vetëm me ton pozitiv”, u shpreh Zaev.