Familja me 21 fëmijë nuk ndalet, gruaja sërish shtatzënë

Familja me 21 fëmijë nuk ndalet, gruaja sërish shtatzënë

Edhe regjisorit me më shumë fantazi nuk do t’i kishte shkuar ndërmend të mendonte se në jetën reale mund të gjente një familje me kaq shumë fëmijë për ta kthyer jetën e tyre në film.

Familja Radford që jeton në Lancashire të Britanisë, ka thyer jo vetëm çdo parashikim por edhe fantazi të mundshme.

 Ajo është familja më e madhe ne ishull me plot 21 fëmijë.

Në vitin 2018 pas lindjes së vajzës së fundit, mamaja SUE do të deklaronte se ky ishte fundit dhe se nuk kishte kurrsesi më ndërmend që të vijonte të lindte fëmijë.

Mirëpo premtimi nuk u mbajt dhe ja ku ka ardhur deklarata e vete çiftit të bashkëshorteve në kanalin e tyre të Yotube “Familja Radford”.

“Do të kemi fëmijën tonë të 22. Jam shtatzënë në javën e 15. Shumë shpejt do të njihemi edhe me gjininë e fëmijës”, u shpreh Sue, 45-vjeçe, e cila sapo kishte dale nga ekografia e shoqëruar nga bashkëshorti NOEL.

Gruaja Sue mbeti shtatzënë për herë të parë kur ishte 14 vjeçe. Sot fëmija e tyre i pari, djali Chris është 30 vjeç, për të vijuar pastaj me 20 të tjerët.

Dy fëmijët më të rritur të familjes. Chris dhe Sophie lamë dalë në shtëpi veç për të nisur edhe ata jetët e tyre ndërsa 19 të tjerët jetojnë me prindërit në vilën e tyre në Morecambe.

Familja shpenzon mesatarisht vetëm për ushqime 350 paund në javë ndërsa kur nisen me pushime mamaja duhet të bëjë gati të paktën 7 valixhe, përcjell Vizion Plus.

Për pjesën tjetër të menaxhimit të problemeve mes fëmijëve, shkollimit dhe edukimit të tyre më mirë mos pyesni..

Ky po që është film…

 


MË SHUME NGA Kuriozitete