Letra e dytë publike për Kadri Veselin

Letra e dytë publike për Kadri Veselin

Fitim Çeku

z.Kadri Veseli,

E mora guximin të shkruaj edhe letrën e dytë në drejtimin tuaj. Po e them guximin sepse kësaj here do të flas më hapur për disa çështje të ndishme për Kosovën.

Si një djal i një familje atdhetare që kemi dhënë kontribut për çështjen kombëtare që nga vitet e 70’ta, dhe nuk po ndalemi duke vazhduar kontributin për kombin duke pasuar gjenerata të reja që kanë ardhur dhe që do të vijnë. Unë, jo vetëm sot në këtë kohë, por guximin për të thënë të vërtetën sa është në interes nacional, nuk do të mungoj asnjëherë.

I nderuar Kadri Veseli, më lejoni të iu rrëfej përmes kësaj letre një mission të vështirë të Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, që ju i nderuar u bënet ‘’kurban’’ i këtij misioni.

Në muajin shtator 2018 erdhi një informacion në instutcionet e sigurisë në Kosovë, se në korrik të vitit 2019 po përgaditet një skenar që Kosova do të detyrohet të shkruaj një marrëveshje në Paris për ndarjen e Kosovës.

Informacioni së pari mbërriti tek Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi për të arritur qëllimin e ndaljes së ndarjes së veriut, vendosi që ju Kadri Veseli, të iu bëjë ‘’kurban’’, duke ngritur çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe të kufinjeve të Ballkanit në Bruksel.

Çështja e shkëmbimit të territoreve në Bruksel dhe rezistenca e Ramush Haradinajt në Berlin erdhi deri tek bllokimi I ndarjes së Kosovës.

Mos të ishte ideja e Presidentit Thaçi, për ngritjen e çështjes së shkëmbimit të territoreve në Bruksel dhe çështjen e kufinjeve të Ballkanit, atëherë Kosova do të pësonte një ndarje në heshtje.

Disa oponentë në Kosovë çështjen e shkëmbimit të territoreve e përhapën si propaganda duke akuzuar ish-kryetarin e parties suaj, Hashim Thaçin për falje të territoreve, shitje apo ndarje të Kosovës.

Akuzat I drejtuan edhe tek ju, si bashkëpunëtor I Thaçit. Ishit një ‘’kurban’’ i ndaljes së ndarjes së Kosovës, sepse akuzat e tilla juve iu kushtuan me humbje të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Nuk duhet të jeni i mërzitur për këtë, Kosova është më e shenjt se pozita I nderuar Kadri Veseli, shumë here ke qenë ‘’kurban’’ i vendimeve të mëdha për Kosovën, disa here me dijeninë tënde e disa here pa dijeninë tënde

Kosova do të përballet edhe një here me një skenar të rrëzikshëm për ndarje. Për këtë skenar tash jeni të informuar të gjitha partitë në vend.
I nderuar z.Veseli, mungesa juaj dhe e Ramush Haradinajt në pozita vendimarrëse mundet ti kushtoj rëndë Kosovës. Edhe njëherë iu bëjë thirrje publike, që të jeni pjesë e proceseve të mëdha që po e presin Kosovën.