10 godinat më të larta në botë, vetëm njëra nuk ndodhet në Azi

10 godinat më të larta në botë, vetëm njëra nuk ndodhet në Azi

Godinat e larta nisën të ndërtoheshin fillimisht më shumë se një shekull më parë. Në shumë qytete të botës, qiellgërvishtësit janë bërë simbol i jetës në metropol. Që prej fundit të viteve 1800, deri në shekullin XXI, godinat janë bërë gjithnjë e më të larta.

Por edhe pse rekordi për godinën më të lartë është thyer shpesh dhe do të vazhdojë të thyhet ndërsa ndërtohen gjithnjë e më tepër.

Më poshtë mund të shihni 10 ndërtesat më të larta në botë që janë të përfunduara dhe në përdorim.

Taipei 101, Tajvan - 508 metra - 101 kate

Kulla CITIC, Pekin - 527,7 metera - 109 kate

Tianjin CTF Center, Tianjin, Kinë - 530 metra - 96 kate

Guangzhou CTF Finance Center - Guangzhou, Kinë - 530 metra - 112 kate

One World Trade Center - Nju Jork, SHBA - 541,3 metra - 104 kate

Lotte World Tower, Seul, Kore e Jugut - 555 metra - 123 kate

Ping An IFC, Shenzen, Kinë - 599,1 metra - 115 kate

Royal Clock Tower, Mekë, Arabi Saudite - 601 metra - 120 kate

Shanghai Tower, Shanghai, Kinë - 632 metra - 126 kate

Burj Khalifa, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe - 828 metra - 163 kate


MË SHUME NGA Kuriozitete