Zyrtare, El Clasico do luhet në 18 dhjetor

Zyrtare, El Clasico do luhet në 18 dhjetor

El Clasico i parë i këtij sezoni tashmë ka një datë zyrtare se kur do të luhet. Sfida e Camp Nout mes Barcelonës dhe Realit të Madridit që ishte fillimisht në program për t’u luajtur këtë fundjavë, pikërisht të shtunën e 26 tetorit, por që u shty për shkak të trazirave në Katalunjë, është vendosur zyrtarisht për t’u zhvilluar të mërkurën e 18 dhjetorit.

Komiteti i Kompeticionit ka vendosur për datën 18 dhjetor paraditen e sotme një datë që u shkon përshtat të dyja klubeve pasi ishin ato që kërkuan 18 dhjetorin edhe pse dy klubet fillimisht kërkuan që ndeshja të luhej më 4 dhjetor por kjo datë nuk u pranua nga zyrtarët më të lartë të La Ligas.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë organi i drejtuar, nëse La Liga do të apelojë vendimin e Komitetit të Kompeticionit ndërkohë që nuk është përcaktuar ende ora se kur do të luhet El Clasico.