Mediat gjermane: Jose Mourinho te Borussia Dortmund?

Mediat gjermane: Jose Mourinho te Borussia Dortmund?

Nuk është Real Madridi. Por klubi i ri i Jose Mourinhos mund të jetë në Bundesligën gjermane, raporton RTKLive.com.

Sipas medieve gjermane, Borussia Dortmund synon ta bind tekniku portugez për të marr “timonin” e skuadrës.

Klubi gjerman duket se është duke menduar për pasuesin e Lucien Favre, dhe Mourinho mësohet se është cak i “milionerëve”.

Strategu portugez është i papunë prej kohës kur u shkarkua nga Manchester United.

Mourinho është i lidhur me rikthimin në krye të bankinës së Real Madridit, por duket se e ardhmja e portugezit do të jetë në Bundesligën gjermane.