Ismet Munishi dënohet rëndë nga komisioni disiplinor i FFK-së

Ismet Munishi dënohet rëndë nga komisioni disiplinor i FFK-së

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotëm ka sjellë disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje.

“Për ndëshkim me karton të kuq ( raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen Drita – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 ( dy ) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së. 

Në anën tjetër futbollisti i Ballkanit Edmond Turku për përjashtim me karton të kuq dënohet me dy ndeshje moslojë.