Varrimi i motrës

Varrimi i motrës

Darko Cvijetiç

Aidën e klasës sime, herën e parë pas luftës e takova më 2001

Jetonte në Holandë e martuar me një gjerman

Vajzat i kishte të rritura

Kah fundi i vitit e lajmëruan se vëllanë e saj e kishin identifikuar

në një varrezë masive

Dhe ajo i varrosi disa eshtra të tij

Herën e dytë e takova më 2005

dhe sërish gjetën diçka nga vëllai i saj

E kërkuan sërish më 2008 sepse në një varrezë tjetër masive

gjetën ende nga vëllai i saj

Në vitin 2015 ajo ishte më e heshtur dhe shumë më e plakur

Sërish kishin gjetur diçka dhe sërish gjithçka sillet rrotull

Deri kur kështu, në çdo katër-pesë vjet?

Çfarë të bëj, miku im i klasës, nëse vitin tjetër gjejnë edhe diçka nga vëllai im?

Edhe ashtu varri im është plot.

(Përktheu: Salajdin Salihu)