Gjiganti anglez rikthen interesimin për Mandzukiq

Gjiganti anglez rikthen interesimin për Mandzukiq

Klubi i madh anglez, Manchester United nuk heq dorë nga sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukiq, raporton RTKLive.com.

Sipas medieve britanike, klubi nga “Old Traffordi” ka rikthyer interesimin për reprezentuesin kroat, i cili duket në muajin janar, pritet të bëhet me klub të ri.

“Djajtë e Kuq” dhe lojtari pritet që shumë shpejtë të nisin negociatat e reja, sepse gjatë verës United u tërhoq nga bisedimet për shkak të pagës së lartë që kërkonte Mandzukiq.

Por, mësohet se 30 vjeçari është tërhequr nga kërkesa për rritje page, dhe lojtari gjatë dimrit që po vjen mund të bëhet pjesë e Manchester Unitedit.