KEDS jep kontributin e vet për stadiumin Fadil Vokrri

KEDS jep kontributin e vet për stadiumin Fadil Vokrri

Drejtori Menaxhues i KEDS, z. Alper Erbas, Kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi kanë nënshkruar sot,  e mërkurë,  një Memorandum Mirëkuptimi për stadiumin Fadil Vokrri.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të palëve për përmirësimin e kushteve teknike në stadiumin “Fadil Vokrri” në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri në furnizim me energji elektrike gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Në këtë aspekt, KEDS do të ofrojë sponsorim standard teknik përgjatë një viti dhe do të caktojë një ekip të veçantë teknik për intervenime dhe ofrimin e këshillave rreth shfrytëzimit e kursimit të energjisë elektrike në mënyrë të duhur.