Truqet më të mira për lakrat turshi

Truqet më të mira për lakrat turshi

Lakrat në fuçi assesi nuk bën të jenë jashtë ujit, madje as një milimetër.

Megjithatë, shumicës, edhe pas përvojës shumëvjeçare, u ndodh që lakrat turshi shpejt t’u prishen.

Prandaj po ju sjellim disa truqe me të cilat me siguri do ta pengoni prishjen, si edhe rregulla themelore me të cilat turshinë më të bukur do ta bëjnë edhe fillestarët!

Receta më e thjeshtë:

Në 30 kg lakra qitet një kilogram kripë. Hiqen fletët e para, në rrënjë me thikë lakrat priten në formë kryqi të vogël dhe radhiten në fuçi.

Meqenëse lakrat kanë formë të rrumbullakët dhe është e pamundur të radhiten mirë, disa lakra duhet prerë në dy dhe në katër pjesë dhe ato pjesë duhet futur midis lakrave të plota në mënyrë që të gjitha të zënë vend mirë.

Pastaj qitet uji në fuçi, i cili duhet të jetë dy gishta mbi sipër lakrave, ndërsa sipër duhet vënë shtypës druri apo plastike.

Sipër shtypësit njerëzit zakonisht vënë gur apo një kavanoz të madh të mbushur me ujë, dhe kjo është në rregull kur fuçia është plot deri në grykë. Mirëpo, nëse ju ka mbetur hapësirë, rrezikoni që lakrat shpejt të prishen, për shkak të qarkullimit të ajrit.

Në këtë rast më së miri është të mbushni me ujë një qese të madhe najloni dhe ta vëni sipër lakrave.

Nëse dëshironi që të mos e toçitni shëllirën

Ju propozojmë këtë truk – mbi shtypës apo qese me ujë përhapeni një leckë të dendur pambuku dhe në të qitni kripë. Kështu kripa ngadalë do të shkrihet dhe do të bjerë në fund të fuqisë.

Temperatura është me rëndësi

Derisa të mos thartohen lakrat (rreth një muaji) ato patjetër duhet të qëndrojnë në temperaturë dhome.

Nuk duhet të jetë temperatura shumë e ftohtë. Në vend më të ftohtë lakrat duhet të zhvendosen më vonë, ku temperatura nuk bën të kalojë 5 gradë Celsius (bodrum, garazh).

Kontrolloni sasinë e ujit

Gjatë një muaji të thartimit të lakrave kohë pas kohe duhet kontrolluar sasinë e ujit në fuçi, posaçërisht ditëve të para. Lakrat nuk bën të jenë jashtë ujit, andaj plotësoni ujin sipas nevojës.

Nëse përdorni gur apo kavanoz, patjetër shpëlani çdo të dytën ditë.