VIDEO-Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare

VIDEO-Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare

Sot në Prishtinë do të promovohet libri tri vëllime të librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”.

Ky libër vjen pas një pune të jashtëzakonshme studimore. Problematika që shtron, z. Berisha është tejet sensitive për historinë tonë të re, sepse nëpërmjet tri vëllimeve, ai argumenton gjenocidin e ushtruar gjatë pushtimit të trojeve shqiptare, ku një pjesë e tyre, vijon të jetë e pushtuar.

“Në këtë libër janë përmbledhur shumë autorë të huaj. Ky libër është shkruar dhe bazohet në fakte, është libër me rreth 2 mijë faqe”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij në këtë libër janë trajtuar dy shekuj. “Ky libër është ndarë në kapitur dhe fillon me  shekullin 19”, tha ai.

Autor: RTKlive