Pogaçe me djathë dhe miell misri

Pogaçe me djathë dhe miell misri

Përbërësit:

300–350 g miell gruri;
– 100 g miell misri;
– 300 ml qumësht të vakët;
– 20 g tharmë;
– kripë;
– pak sheqer;
– 50 ml vaj ulliri;
– 100 g djathë të fortë;
– pak fara.

Përgatitja:

⦁ Qiteni tharmin në qumështin e vakët, shtoni një lugë të vogël sheqer, miell, vaj, kripë dhe ngjisheni deri sa të bëhet brumë i butë.
⦁ Lëreni të bymehet, ngjisheni edhe një herë dhe sërish lëreni të bymehet.
⦁ Tavolinën e punës lyeni pak me vaj dhe qiteni brumin në tavolinë.
⦁ Me duart me yndyrë përhapeni brumin, dhe në mes thërrmojeni djathin.
⦁ Mbulojeni me pjesën tjetër, dhe me duar shtypni skajet mirë.
⦁ Lyeni tepsinë e rrumbullakët dhe qiten pogaçen, pastaj mbulojeni që të bymehet.
⦁ Furrën ndizeni në 220 gradë Celsius dhe kur pogaçja të pushojë pak piqeni rreth 25 minuta.
⦁ Kur të marrë ngjyrë të gështenjtë, nxirreni pogaçen, mbulojeni dhe lëreni të mbuluar 15 minuta.