Mitsubishi Kei është një makinë urbane me lartësi shumë të madhe

Mitsubishi Kei është një makinë urbane me lartësi shumë të madhe

Vetura e re nga linja Kei, do të ketë trup shumë më të lartë

Deri më tani, makina Kei kishte proporcione të vogla, që e bënte shumë praktike për vozitje urbane, ndërsa modeli i ri ka dukje shumë më ndryshe.

Kjo makinë pritet të jetë sërish praktike, megjithatë a lartësi shumë më të madhe, që duket sikur mund të rrotullohet në kthesa të mëdha. Por, platforma e gjerë e rrotave, të vilat kanë diametër shumë të vogël, e bëjë të sigurt në këtë aspekt.

Dizajni i këtij Mitsubishi, është i ngjashëm me K-Wagon, që e bën një SUV shumë të këndshëm dhe modern, që do zënte hapësiren e Toyota FJ Cruiser, që është larguar nga tregu.

Në brendësi ka shumë pajisje teknologjike, që do t’i mundësojnë lehtësira në vozitje, derisa rehatia pritet të jetë e nivelit të lartë.

Hapësira e bollshme, i mundëson që kur të ulen ulëset e pasme, brenda Mitsubishi Kei të mund të vendosen edhe dy biçikleta me shumë lehtësi.