Në Mitrovicë organizohet fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

Në Mitrovicë organizohet fushatë vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me OJQ “Mundësia”, kanë mbajtur disa aktivitete të organizuara në kuadër të muajit Tetor, si muaji kundër kancerit të gjirit.

Fillimisht është mbajtur një takim në Sallën e Kuvendit Komunal  me karakter informues dhe vetëdijesues, me qëllim të parandalimit dhe diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje.

Në këtë takim mori pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri- Hasani, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Teuta Fejza, si dhe një numër i konsiderueshëm i grave, vajzave dhe të interesuarve tjerë.

Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka thënë se  Komuna e Mitrovicës vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje e cila po merr hov çdo ditë e më shumë, andaj është shumë e rëndësishme që të kemi një shëndet të mirë të gruas.

Ndërsa, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se interesimi i madh për pjesëmarrje dhe informim tregon vetëdijesimin e krijuar nga qytetarët e komunës sonë, dhe se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje ndihmon në trajtimin më të lehtë.

Po ashtu drejtoresha Barani, përmendi edhe aparaturën mjekësore mamografin me të cilën është pajisur QKMF-ja vitin e kaluar, e arritur  kjo falë iniciativës së OJQ “Mundësia” dhe në mbështetje të Drejtoreshës së Shëndetësisë. Ajo inkurajoi gratë që vazhdimisht të bëjnë kontrolla ultrasonografike dhe monografike.

Ndërsa drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri-Hasani, ka njoftuar të pranishmit rreth punës që po bënë shoqata e saj në projektet dhe aktivitetet në drejtim të forcimit të rolit të femrës dhe edukimit të saj me qëllim rritjes së pjesëmarrjes së saj në shoqëri.


MË SHUME NGA Shëndetësi