Identifikohen rriqra që mund të bartin infeksionin që dëmton trurin

Identifikohen rriqra që mund të bartin infeksionin që dëmton trurin

Një sëmundje infektive që mund të dëmtojë trurin dhe përhapet tek njerëzit nga kafshimet e rriqrave është identifikuar në rriqrat në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë.

Public Health England (PHE) thotë se ka konfirmuar raste të virusit të encefalitit te rriqrat në dy pjesë të Anglisë – Thetford Forest dhe një zonë në kufirin Hampshire-Dorset.

PHE thotë se rreziku për njerëzit është ende “shumë i ulët”.

Por po e monitoron situatën për të parë se sa të zakonshëm mund të jenë rriqrat e infektuar.


MË SHUME NGA Shëndetësi