Dalin nominimet e AMAs 2019, ja kush nga këngëtarët udhëheq

Dalin nominimet e AMAs 2019, ja kush nga këngëtarët udhëheq

Të nominuarit për American Music Awards 2019 janë bërë publike.

Mes këngëtarëve që udhëheqin listën janë Post Malone, Ariana Grande dhe British Ellie.

Reperi, i cili fitoi dy çmime vitin e kaluar, është nominuar 7 herë në AMAs përfshirë në kategorinë “Artist of the year”, “Collaboration of the year” dhe “Favorite male artist pop/pock”.

Pas Malone vjen Ariana Grande dhe Billie Eilish, secila me nga 6 nominime, përfshirë kategoritë “Favorite Music Video”, “Favorite Social Artist”,”Favorite Female Artist pop/rock” dhe “Favorite Album pop/rock”.

Taylor Sëift që mori 5 nominime këtë vit pritet të shkatërrojë rekordin e Michael Jackson për marrjen e 24 çmimeve në AMAs.

Aktualisht ajo ka marrë 23 çmime, duke lënë pas Whitney Houston.

Taylor mban tashmë rekordin për fitimin 4 herë të çmimin ‘Artistja e vitit’.