Pacientët s’do të paguajnë më 3 euro në Emergjencën e Mitrovicës

Pacientët s’do të paguajnë më 3 euro në Emergjencën e Mitrovicës

Pacientët s’ do të kenë më nevojë të paguajnë participimin prej 3 eurove në Emergjencën e Mitrovicës.

Njoftimin e bëri doktori Remzi Rrahmani.

“Të dashur qytetarë, Në këto momente Kuvendi Komunal i Mitrovicës me propozimin tim votoi unanimisht për heqjen e participimit prej 3 eurove në Shërbimin e Emergjencës. Nga sot do të merrni shërbime në emergjencë pa paguar asgjë. Ju paqa me shëndet! “.