Shkenca zhvillon teknologji të re në zbulimin e kancerit të kolonit

Shkenca zhvillon teknologji të re në zbulimin e kancerit të kolonit

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji të re që mund të ndihmojë në zbulimin e “fazave shumë të hershme të kancerit të zorrës së trashë” duke shikuar mutacionet gjenetike në qelizat e shëndetshme të indeve.

Ky kancer siç njihet ndryshe kanceri i kolonit, shkaktohet nga mutacionet në gjenet e caktuara dhe kur ka mjaft mutacione, një qelizë mund të bëhet kanceroze dhe të ndahet në mënyrë të pakontrollueshme për të formuar një tumor.

Në të kaluarën, mutacionet që shkaktojnë kancer janë identifikuar në indet e tumorit. Megjithatë, për shkak të kufizimeve teknike, shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje t’i zbulojnë ato në inde të shëndetshme.

Tani, studiuesit e Institutit Wellcome Sanger kanë zhvilluar një teknologji të re për të renditur gjenomet e qelizave të zorrës së trashë dhe për të studiuar hollësisht mutacionet e tyre.

Shkencëtarët thonë se gjetjet e tyre, të cilat janë botuar në revistën Nature, do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë se si një qelizë e shëndetshme bëhet një kanceroze.


MË SHUME NGA Shëndetësi