Artistët shqiptarë prezantojnë projektet e tyre para të huajve

Artistët shqiptarë prezantojnë projektet e tyre para të huajve

Në kuadër të edicionit të dytë të Show Case-it teatror të Kosovës, sot në teatrin kombëtar krijuesit artistik shqiptar bënë prezantimin e projekteve të tyre para kritikëve e gazetarëve nga vende të ndryshme të botës.

Aty u tha se një festival si ky i ka munguar Kosovës pasi që artistët projektet e tyre nuk kanë mundur t’i shfaqin jashtë kufijve, e kjo po u mundësohet në këtë festival.

Të kënaqur me atë që panë u shfaqën edhe mysafirët, të cilët thanë se mbetën të mahnitur me projektet e artistëve kosovarë.

Festivali i cili nisi dje, do të zgjasë deri më 3 nëntor.