“Një Kronikë Lufte” nga Bashkim Shala

“Një Kronikë Lufte” nga Bashkim Shala

Pranvera dramatike e vitit 1999 është subjekt i librit publicistik “Kronikë Lufte e Qytetit Pa Luftë”, të gazetarit Bashkim Shala. Libri flet për humanizmin e treguar nga populli i qytetit të Kukësit në ato ditë të vështira mikpritjeje të eksodit kosovar, dhe për rolin esencial të gazetarëve në pasqyrimin e ngjarjeve.

Ambasadori në detyrë i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, foli për rëndësinë e këtij libri në përcjelljen e sinqertë të ngjarjeve tronditëse që pllakosën Shqipërinë dhe Kosovën në pranverën e vitit 1999.

 “Kronikë Lufte e Qytetit Pa Luftë” është një faktografi mjaft e dobishme në lëmin e gazetarisë shqiptare, pasi sjell në mënyrë transparente ecurinë e ngjarjeve nga syri i një reporteri, duke u shndërruar në manual për gazetarët e rinj./OraNews