Përplasen politikat e jashtme të dyfishta të Amerikës

Përplasen politikat e jashtme të dyfishta të Amerikës

Janusz Bugajski

Hetimi për fajësim (Impeachment) për  Presidentin Trump është i pari në historinë e Amerikës në të cilin akuzat rrotullohen rreth politikës së jashtme.

Zbulimet nga hetimi do të nxisin reagime përgjatë politikës së jashtme amerikane. Në veçanti, ato do të ndikojnë në Ukrainë dhe rajonin më të gjerë të Evropës Qendrore-Lindore që mbetet e prekshme nga sulmet e Rusisë.

Skandali i Uashingtonit ka zbuluar se nën presidencën e Trump, Sh.B.A ka ndjekur një politikë të jashtme të dyfishtë. Kjo dyshohet qysh kur Trump mori detyrën kur lavdëroi presidentin rus Vladimir Putin, mohoi depërtimin e Rusisë në zgjedhjet e SHBA dhe kërkoi të normalizonte marrëdhëniet me Kremlin në mënyrë që të bënte pazare me kundërshtarin kryesor të Amerikës.

Ndërkohë, një Kongres gati unanimisht dhe ekipi kombëtar i sigurisë së Trump, megjithë ndryshimin e shpeshtë të udhëheqjes, në thelb injoroi presidentin, mbajti sanksione ekonomike ndaj Moskës, shtyu përpara me një prani të zgjeruar ushtarake përgjatë frontit lindor të NATO-s dhe mbështeti zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s. Megjithë ndryshimet e personelit në Departamentet e Mbrojtjes dhe Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kjo politikë ka dëshmuar të jetë pozitive dhe e qëndrueshme.

Këto politika paralele të jashtme mund të bashkëjetojnë kur Trump dhe këshilltarët e tij më të ngushtë nuk ndjekin në mënyrë aktive objektiva të ndryshme ose kur presidenti ishte i hutuar dhe i preokupuar nga politikat e brendshme dhe thjesht i dha ndihmës verbale Putinit. Por dy politikat e Uashingtonit janë përplasur hapur në Ukrainë, për shkak të keqpërdorimit të supozuar të ndihmës ushtarake që ishte zotuar tashmë në Kiev, katalizator për fillimin e hetimin (impeachment).

Përpjekjet e supozuara të Trump për të bërë presion ndaj Kievit për të hetuar rivalin e tij kryesor politik, ish-nënkryetarin Joe Biden, për dyshime për korrupsion në Ukrainë përfshinin mohimin e ndihmës ushtarake të mandatuar nga Kongresi. Komitetet e Kongresit po kërkojnë në mënyrë aktive prova për të konfirmuar atë që tashmë është nënkuptuar nga zyrtarë të ndryshëm. Hetimi për fajësim do të përqendrohet në faktin nëse presidenti i leverdis fuqitë presidenciale me ryshfet ose të zhvatë një qeveri të huaj në mënyrë që të përfitonte personalisht në zgjedhjet e vitit 2020.

Hetimi do të ketë një efekt negativ në aleatët dhe partnerët e Amerikës në të paktën katër mënyra. Së pari, liderët aleatë mund të jenë më hezitues për të biseduar hapur me Trump, veçanërisht me telefon, dhe të bëjnë marrëveshje me Uashingtonin në rast se bisedat bëhen më pas publike dhe hetohen.

Së dyti, aleatët dhe partnerët e NATO-s do të pyesin veten nëse ata ose qeveritë e tjera do të kenë presion nga presidenti. Kjo mund të nxisë mosbesim dhe dyshim, jo ​​vetëm drejt SHBA, por edhe midis disa qeverive të interesuara.

Së treti, disa vende mund të shqetësohen për soliditetin e vetë NATO-s dhe të vënë në dyshim angazhimet e qëndrueshme të Amerikës ndaj aleancës. Ata ka të ngjarë të konkludojnë se një president i SH.B.A.-së mund të pezullojë në mënyrë të njëanshme një vendim të politikës madhore që përfshin kërcënime ekzistenciale për çdo shtet, edhe përkundër marrjes së konsensusit bipartizan në Kongres.

Dhe e katërta, dyshimet do të rriten në Evropën Lindore që Shtëpia e Bardhë mund të ketë qenë gjithashtu e angazhuar në marrëveshje me Kremlinij mbi kokat e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s që do të dëmtojnë interesat e tyre kombëtar dhe të sigurisë.

Procesi i hetimit do të fuqizojë qartë ambiciet e Moskës. Putini llogariti që një presidencë e Trumpit do të ishte e dobishme për Rusinë dhe ishte e irrituar që presidenti nuk mund të dorëzojë objektivin kryesor të Kremlinit - heqjen e sanksioneve të vështira ekonomike dhe financiare ndaj oligarkëve rusë dhe kompanive shtetërore të përfshira në luftën e vazhdueshme kundër Ukrainës. Përplasja midis politikave amerikane tani do ta tërheq Moskën të hulumtojë për dobësi dhe ndarje të mëtutjeshme midis krijuesve të politikave amerikane.

Kremlini gjithashtu do të amplifikojë dezinformimin se ishte Ukraina dhe jo Rusia që ndërhynë në zgjedhjet e 2016 në mënyrë që të ndihmojnë demokratët. Ky tregim veçon disa nga teoritë e komplotit të krijuara për të mbrojtur Trump dhe hetuar Putinit. Nëse pranohet gjerësisht, perceptime të tilla mund t'i japin municion Shtëpisë së Bardhë duke e detyruar Kievin të dorëzojë Krimen në Rusi dhe të lejojë kryengritësit në rajonin e Donbasit të fitojnë "status të veçantë" dhe të bllokojnë integrimin perëndimor të Ukrainës.

Një "zgjidhje paqeje" e tillë mund të konsiderohej si një sukses i madh i politikës së jashtme për të justifikuar heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Moska mund të përfshihet në të njëjtën kohë në mashtrime me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s në mënyrë që të minojë marrëdhëniet e tyre me Uashingtonin.

Presidenti Obama dështoi në Ukrainë dhe inkurajoi Moskën pa mohuar ndihmën e nevojshme ushtarake menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2014. Administrata Trump dhe një Kongres dypartizan përfundimisht korrigjuan këtë dëm ndaj një partneri të NATO-s. Por nëse Kongresi përfundon se Shtëpia e Bardhë e Trump ishte e përgatitur të minojë sigurinë e një partneri të prekshëm të NATO-s për ndihmë në një luftë politike të brendshme, kjo thjesht do të përshpejtojë sulmet e Moskës ndaj demokracisë Amerikane. Duke ushqyer dezinformata për kandidatët e zgjedhur për president, Kremlini mund të përkeqësojë konfliktet politike në Uashington dhe të dobësojë aleancën e NATO-s pa qëlluar.